Shilegov: LSDM e gatshme për çdo opsion, përfshirë edhe “bombat”

Zëdhënësi e LSDM-së, Petre Shilegov, në konferencën e sotme për shtyp, ka deklaruar se të gjitha opsionet ende janë të hapura, duke mos i përjashtuar edhe anulimin e zgjedhjeve të parakohshme të prillit 2014, raporton Portalb.

“Ne jemi që të mbahen zgjedhje të lira dhe demokratike, por VMRO-DPMNE me obstruksionet e tyre po mundohet që ta pengojë këtë, të gjitha opsionet janë lojë, nuk përjashtohet asnjë mundësi”, ka thënë Shilegov për Portalb.

Se a do të vazhdojë LSDM me bombat apo jo, Shilegov ka përsëritur qëndrimin e partisë, duke vlerësuar që LSDM, të gjitha opsionet të cilat i ka në dispozicion do t’i përdorë.

Në lidhje me trysninë e bashkësisë ndërkombëtare për ndalimin e publikimit të materialeve të ashtuquajtura “bomba”, Shilegov e ka mohuar një gjë të tillë.

“Nuk kemi trysni të tillë. Fakt është që VMRO-DPMNE me mospranimin e punëve të qarta dhe bashkësia ndërkombëtare e ka gjetur fajtorin për gjendjen e tanishme në të cilën Republika e Maqedonisë”, tha Shilegov, raporton Portalb.

Përndryshe sot Shilegov, publikoi dokumente ku sipas tij, gjatë vitit 2014/15, VMRO-DPMNE nëpërmjet vjedhjes ka blerë 63 objekte nëpër tërë Maqedoninë duke i bërë dëm shtetit për 4.5 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button