Policia: Nuk ka deputetë të lënduar e as të arrestuar

Policia e Kosovës ka dalë me versionin e vet të zhvillimit të ngjarjeve sot në dhe përreth Kuvendit.

Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, lidhur me seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe bazuar në vendimin e mëhershëm të kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka bërë planifikimet e nevojshme policore, duke ndërmarrë masat e nevojshme ligjore për ofrimin e sigurisë dhe ushtrimin e kontrollit, bazuar në procedurat e parapara ligjore dhe rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ende pa filluar seanca e Kuvendit të Kosovës e cila ishte e paralajmëruar të filloj në ora 16:00, në hapësirën e Kuvendit, në korridor pranë zyrës së Krye parlamentarit, nga një deputet është hedhur një mjet i dyshuar i cili dyshohet se është gaz lotsjellës.

Zyrtarët policor kanë arrit të identifikojnë deputetin që dyshohet për hedhjen e mjetit të dyshuar, dhe menjëherë kanë reaguar duke larguar mjetin e dyshuar nga ambienti i Kuvendit të Kosovës.
Po ashtu, pas hyrjes së deputetëve në sallën e Kuvendit të Kosovës, në momentin e përgatitjes së fillimit të seancës, përsëri nga një deputet është hedhur një mjet i dyshuar i cili po ashtu dyshohet se është gaz lotsjellës.
Ndërsa, sa i përket rrethanave dhe situatës së krijuar në sallën e Kuvendit të RKS-së, ku është hedhur mjeti i dyshuar, Policia e Kosovës në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent në dy lokacionet do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për hetimin dhe verifikimin e mjetit të dyshuar.

Bazuar në kompetencat dhe autorizimet ligjore që ka Policia e Kosovës, janë kryer të gjitha veprimet ligjore të kontrollit, duke përfshirë edhe ndaj të gjitha personaliteteve dhe nuk është hasur në asnjë element apo mjet të dyshuar, mirëpo mbetet të verifikohen të gjitha elementet se si është futur mjeti i dyshuar brenda në Kuvend , sepse mjeti plastik mund të mos jetë detektuar.

Policia e Kosovës është duke ndërmarrë veprimet e saja hetimore drejt zbulimit se si është futur mjeti i dyshuar në sallën e Kuvendit të Kosovës, dhe kohën se kur ka mund të jetë futur ky mjet i dyshuar.

Njëkohësisht gjatë kohës së zhvillimeve brenda në Kuvendin e Kosovës, një grup prej rreth 150-200 personave kanë qëndruar jashtë rrethojave të Kuvendit duke protestuar, ku disa prej tyre kanë hedhur disa mjete piroteknike dhe boca me ngjyrë të përcjella me tym dhe zjarr.
Njësitet relevante policore kanë vepruar duke ndërmarrë masat e nevojshme policore, për parandalimin hedhjeve të tilla dhe për të ofruar siguri pranë objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Më pastaj pas një kohe të qëndrimit para Kuvendit, protestuesit kanë filluar të shpërndahen dhe numri i protestuesve është zvogëluar gradualisht.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button