Aeroporti i tretë në Stamboll “drita e syve të tetë vendeve në zhvillim”

Aeroporti i tretë i Stambollit, i cili pritet të jetë aeroporti më i madh në botë, do të jetë “drita e syve të tetë vendeve në zhvillim”, ka deklaruar Temel Kotil, drejtori ekzekutiv i kompanisë Turkish Airlines.

“Pas hapjes së këtij aeroporti pasagjerët nga Azia mund të tranzitojnë përmes Stambollit për vendet e tjera. Me këtë aeroport, Turqia dhe Turkish Airlines do të zhvillohen më tej”, tha Kotil në një intervistë për Anadolu Agency (AA).

Komentet e tij erdhën pas nënshkrimit të marrëveshjes së konsorciumit të IGA Havalimani Isletmesi A.S, i cili fitoi tenderin në vitin 2013 për të ndërtuar aeroportin e ri të Stambollit, me gjashtë bankat turke të cilat do të sigurojnë 4,5 miliardë euro për pjesën e parë të projektit.

Aeroporti i tretë i Stambollit, pas aeroporteve Ataturk dhe Sabiha Gokcen, është duke u ndërtuar në Arnavutkoy, në pjesën veriperëndimore të anës evropiane të rajonit.

Pasi të ketë përfunduar ndërtimi i tij, aeroporti do të jetë më i madh në botë në aspektin e kapacitetit të pasagjerëve. Pritet të ketë kapacitet rekord botëror prej 150 milionë pasagjerësh në vit.

Kotil foli për AA pasi që Turqia po përgaditet për të rimarrë presidencën mbi  D-8 Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik në fushën e aviacionit civil në vitin 2016.

D-8 u themelua në vitin 1997 nën udhëheqjen e Turqisë si aleancë e zhvillimit ekonomik dhe ka si anëtarë të saj Turqinë, Pakistanin, Nigerinë, Malajzinë, Iranin, Indonezinë, Egjiptin dhe Bangladeshin. Ndërsa Sekretariati i përgjithshëm i Grupit ndodhet në Stamboll.

Grupi D-8 ka krijuar bashkëpunimin në aviacion me nënshkrimin e Memorandumit të mirëkuptimit të aviacionit civil, i cili u miratua në vitin 2008. Me këtë marrëveshje, kompanitë ajrore kombëtare të vendeve anëtare të D-8 kanë rritur bashkëpunimin e tyre.

Kompania Turkish Airlines tashmë fluturon në 20 destinacione të vendeve D-8, duke u bërë lidere në transportimin e pasagjerëve në shtetet në fjalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button