Hashim mos ma vrit këtë ëndërr për të studiuar!

Deri tani çdo ëndërr e imja është vrarë nga hajnat brenda në Qeveri, të lirë e kisha vetëm ëndrrën për studime.

Të dashur studentë dhe kolegë, nuk mund ta fajësojmë Rektorin nëse ne nuk kemi kapacitet të arrijmë t’i kryejmë provimet në fakultetet që ne studiojmë…

Të dashur studentë e kolegë, stop jetës luksoze si, kafeve, diskotekave dhe askund fakultetit.

Të dashur studentë dhe unë si çdo student tjetër, më është dashur të punojë dhe nëse unë se zë kushtin, nuk e fajësoj Rektorin për këtë.

Ndërsa ju hajna diplomash që jeni brenda në Qeveri, e di që tani do e keni të vështirë t’i blini studentët për vota me nga një Diplomë sepse Rektori nuk do ta lejojë këtë asnjëherë.

Hashim ma kthe ëndrrën për të studiuar e lirë, Hashim m’i kthe të lutem ëndrrat që m’i vodhe të jetojë e lirë në vendin që derdhën gjak prindërit tanë, Hashim të lutem më kthe parat që vjedh çdo ditë nga ne populli, Hashim të lutem me kthe prapë emrin Student sepse ma more në momentin që shkarkove Rektorin.

 

Unë nuk dua të jem PDK që nënkupton që asnjëherë nuk do me lejohet të përfundoj studimet në fakultetin që unë studioj, nevojitet patjetër të jesh PDK, përndryshe asnjëherë nuk kalon.

 

Të lutem më kthe emrin student!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button