Gjermania i përgjigjet Netanjahut: Ne jemi përgjegjës për Holokaustin, jo Myftiu mysliman

Zëdhënësi i qeverisë gjermane tha në një deklaratë të mërkurën se gjermanët mbajnë përgjegjësi për Holokaustin. Kjo deklaratë erdhi pas qëndrimit kontroversal të kryeministrit izraelit pas vizitës së tij në Berlin, kur tha se një lider mysliman e bindi Hitlerin të vriste hebrenjtë.

“Të gjithë gjermanët e njohin historinë dhe maninë raciste të nazistëve, gjë që çoi në thyerjen e civilizimit dhe që u quajt Holokaust”, u shpreh një zëdhënës i qeverisë gjermane, Steffen Seibert pasi u pyet në lidhje me deklaratën e bërë nga Benjamin Netanyahu.

“Kjo gjë mësohet në shkollat gjermane për arsyen e mirë që të mos harrohet kurrë. Dhe unë nuk shoh asnjë shkak për të ndryshuar pikëpamjen tonë mbi historinë. Ne i njohim përgjegjësitë tona në lidhje me krimet kundër njerëzimit”, shtoi zëdhënësi.

Disa orë para se të largohej nga Berlini, Netanjahu iu referua gjate një fjalimi një serie sulmesh nga myslimanët kundër hebrenjve në Palestinë gjatë vitit 1920, të cilat sipas tij janë nxitur nga Myftiu i Jeruzalemit, Haj Amin al-Husseini.

“Hitleri nuk donte t’i shfaroste hebrenjte ne ate kohe, donte vetem ti debonte. Por Haj Amin al-Husseini kur e takoi Hitlerin i tha: Nese t’i i debon, ata do te vijne te gjithë këtu”, tha Netanjahu ne fjalimin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button