Juventus barazon me Monchengladbachun, City mposht Sevillan

Juventus nuk ka arritur më shumë se sa një barazim 0:0 me skuadrën e Grant Xhakës, Borussia Monchengladbach.

Ky barazim normalisht që i ka konvenuar skuadrës italiane, e cila pas tre ndeshjeve të para mban pozitën e parë në Grupin D me 7 pikë, ndërsa Monchengladbach mbetet në vendin e fundit me 1 pikë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Manchster City ka mposhtur Sevillën me rezultat të ngushtë 2:2.

Sevilla ka kaluar e para në epërsi me golin e Konoplyankas, ndërsa rezultatin në 1:1 e ka barazuar po lojtari i Sevillës, Adil Rami që shënoj në golin e tij. Golin e fitores për Cityn e shënoj Kevin de Bruyne në minutat e fundit të takimit.

Pas kësaj fitoreje City ngritët në pozitën e dytë me 6 pikë, ndërsa Sevilla bie në pozitën e 3 me 3 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button