Zbulohet në Athinë dyfeku prej ari i Ali Pashë Tepelenës (FOTO)

“Zgjidhet një tjetër enigmë e historisë së Janinës”. Kështu shkruajnë mediat greke, duke publikuar lajmin e gjetjes së dyfekut mbi 200-­vjeçar i Ali Pashë Tepelenës, themeluesit të Pashallëkut të Janinës.

Dyfeku është një armë estetike, e qëndisura me ar dhe argjend, një shembull karakteristik i artit të Janinës, shkruan media greke “Ihunt”. Ai daton që në vitin 1804, kur Ali Pashë Tepelena ishte 64 vjeç.

Dyfeku, në të cilin gjendet i gdhendur emri i Ali Pashës, tashmë ndodhet në Muzeun e Athinës.

Sipas mediave greke, dyfekun e kishte një familje e vjetër nga Janina, e cila u zhvendos në Athinë në vitet ’30­-të. Por vetëm kohët e fundit është bërë me dije se dyfeku i përkiste Ali Pashë Tepelenës.

Sipas drejtorit të Muzeut të Janinës, Fotis Rapakousis, po bëhen gati të gjitha procedurat që dyfeku i Ali Pashës të dërgohet në shtëpinë e tij muze në ishullin e Liqenit të Janinës.

Familja greke që kishte dyfekun e Ali Pashës, ka patur lidhje të ngushta me pashain e Janinës. Dyfeku do të dërgohet para 24 nëntorit në shtëpinë muze të Ali Pashës, aty ku ai u vra më 24 janar të vitit 1822.

Më 24 nëntor do të mbahet edhe ceremonia e rastit për sjelljen e dyfekut të Ali Pashës në Shtëpinë e tij Muze në ishullin e Liqenit të Janinës.

399fhFbl

30t72ywl

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button