Daçiq: Asgjë nuk ka përfunduar

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia duhet të vazhdojë luftën, sepse ka shanse të mëdha që Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s të refuzojë kërkesën e Kosovës për tu anëtarësuar në këtë organizatë.

“Ne nuk duhet të reagojmë iracionalisht por duhet ta vazhdojmë luftën, për shkak se kemi shanse të mëdha që vendimi i Konferencës së Përgjithshme të refuzohet. Asgjë s’ka përfunduar ende”, ka thënë Daçiq në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Daçiq ka thënë se Këshilli Ekzekutiv, në mënyrë të paligjshme e ka futur Kosovën në agjendë dhe e ka miratuar rekomandimin që Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s ta shqyrtojë pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Sipas tij, votimi atje ka treguar se ekziston një ndarje e madhe brenda bashkësisë ndërkombëtare si dhe në UNESCO.

Këshilli Ekzekutiv i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, me shumicë votash ka sugjeruar që Kosova të jetë pjesë e agjendës së Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s.

Vendimi final për anëtarësinë e Kosovës në UNESCO pritet të merret në nëntor.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button