USHT ndau 90 bursa për studentët e dalluar

Universiteti Shtetëror i Tetovës sot, përmes një ceremonie solemne ndau nëntëdhjetë bursa për studentët të cilët gjatë studimeve kanë treguar rezultate të shkëlqyera.

Në këtë ceremoni, ku të pranishëm ishin familjarët dhe profesorët e studentëve, me fjalë rasti u drejtua Rektori i USHT-së, Vullnet Ameti.

“Në këtë takim, në përputhje me vendimet e Senatit të USHT-së, ne do të ndajmë 75 bursa studentore për studentët e Ciklit të parë dhe 15 bursa për studentët e Ciklit të dytë, për vitin akademik 2015/2016, për studentë të cilët i kanë plotësuar kriteret e kërkuara. Pra, sot ne do të ndajmë bursa për këto kategori të studentëve, edhe atë:  Për studentët e  Ciklit të parë që kanë arritur mesataren e suksesit 9.5, dhe studentët që i kanë kryer studimet  themelore me mesatare 9.8, Universiteti ynë ju mundëson studime falas në Ciklin e dytë”, tha rektori i USHT-së Vullnet Ameti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button