Janë “zbutur” marrëdhëniet në këshillin e Komunës së Kërçovës

Kakofonia partiake e zgjedhjes së kryetarit të Komunës së Kërçovës më shumë në baza etnike e jo meritore, në zgjedhjet lokale 2013, fillimisht shkaktoi përplasje në këshillin e Komunës së Kërçovës. Megjithatë, dy vite pas gjërat kanë ndryshuar, Sipas deklaratës së këshilltarëve të kontaktuar nga Portalb është arritur që të menaxhohet situata dhe të gjendet një gjuhë e përbashkët. Sipas tyre, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë konfrontime për projekte të rëndësishme që janë realizuar dhe që do të realizohen për të mirën e të gjithë qytetarëve.

“S’kemi pasur ndonjë përplasje të theksuar. Pikat që kemi votuar kanë qenë në të mirën e të gjithë qytetarëve të Kërçovës prandaj janë votuar me shumicë votash. Vazhdojmë të kemi pikëpamje të ndryshme si tre grupe me prapavijë të ndryshme politike por kjo gjë nuk na ka krijuar ndonjë vështirësi.” – shprehet Ibrahim Koça, këshilltar.

Ndërkohë Jasmina Dejanoska, këshilltare nga rradhët e VMRO-DPMNE për Portalb thotë: “Në fillim ishte situatë më e tensionuar por tani gjërat kanë ndryshuar. Bashkëpunojmë dhe vlerësoj se merremi vesh më shumë. Projektet që janë në të mirën e të gjithëve nuk do të hasin në pengesë.”

Kerçova

Koalicioni i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së që nga shtatori nuk është më funksional dhe këto dy grupe këshilltarësh funksionojnë të ndara.

Një nga projektet më të dukshme të realizuara në Kërçovë është rindërtimi i Bulevardit kryesor të qytetit, një punë që ka zgjatur afër 18 muaj dhe ka kushtuar rreth 1 milion euro.  Bulevardi tani përbëhet nga rruga me dy drejtime, secili me nga tre korsi, ku njëra shfrytëzohet për parkim dhe dy të tjerat për qarkullim; tre rreth-rrotullime; trotuare për këmbësor, drunjë dhe gjelbërime.
Kërçova

“Dihet qartë se qendra e qytetit është pasqyra e një mjedisi ku jetojmë dhe pa mos hezituar kemi ndërmarrë masat e nevojshme për ndërhyrje dhe për ta rregulluar pjesën qendrore të Kërçovës. Pas shpalljes publike, menjëherë filluam me rregullimin e infrastrukturës nëntokësore në Bulevard, duke vendosur gypa të rinj për ujërat atmosferik dhe rrjetin kryesor të ujësjellësit. Faza tjerë ka përfshirë punët ndërtimore rezultati i të cilave sot shihet.” – thotë zëdhënësi i Komunës së Kërçovës, Emin Nasufi.

Nga komuna thonë se janë realizuar edhe projekte të tjera të rëndësishme dhe zotohen që do të vazhdojnë me projektet e planifikuara si përfundimi i punimeve të fazës së dytë në kalanë e qytetit dhe rregullimin e Zonës Industriale “Ivanidoll” për investime.

Kërçova1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button