fbpx

Shkollat “Zef Lush Marku” dhe “Arseni Jovkov” do të ngrohen me gaz

Në shkollat e mesme të kryeqendrës, “Zef Lush Marku” dhe “Arsenie Jovkov”, u përurua sot projekti i ri për ngrohje.

Bëhet fjalë për projektin e gazifikimit të shkollave, me të cilin pritet që të kursehen 50% nga mjetet të cilat deri më tani janë harxhuar për ngrohje. Sipas kryetarit të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, përmes këtij projekti pritet të kursehen 50% prej mjeteve të cilat janë shpenzuar për ngrohje.

“Me gazifikimin e të dyja shkollave pritet që të kursehen 50% nga mjetet financiare të cilat janë harxhuar për ngrohje dhe kthim të investimit për 4 vite. Deri më tani gazifikimi është realizuar në shkollat e mesme, “Zdravko Cvetkovski” dhe “Gjorgji Dimitrov”, dhe në rrjedhë e sipër është përpunimi i projektit për gazifikimin e shtatë shkollave të mesme”- deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Ngrohja me gaz u lëshua në përdorim edhe në Gjimnazin “Zef Lush Marku”, ku mësimin e ndjekin 2400 nxënës. “Ngrohja do të bëhet me gazifikim. Ky investim është bërë nga Qyteti i Shkupit dhe ky investim është bërë me ndihmën e Qytetit të Shkupit.

Shkolla numëron 2400 nxënës dhe kjo do të jetë zvogëlim i harxhimeve për 50%”- tha drejtori në ZLM, Faruk Zeqiri. Me realizimin e këtij projekti, Qyteti i Shkupit kontribuon në përmirësimin e gjendjes ekologjike në qytet dhe eliminimin e emisionit të dioksidit të sulfurit.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close