Intervista e fundit e Ballistit para se të arrestohej, e tregon pistoletën (Video)

Media e njohur britanike, “Copa 90”, ka bërë një dokumentar të shkurtër rreth sfidave të kualifikimit për Euro 2016, mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Në këtë dokumentar prej 10 minutave, flasin shumë gazetarë të medieve të njohur për ngjarjen, kapiteni Lorik Cana dhe protagonisti i Beogradit, Ballist Morina.

“Armët, dromët dhe djegia e flamurit”, është emri që “Copa 90” i ka lënë këtij dokumentari.

Gjithçka nis me ngjarjet e vitit të kaluar, kur më 14 tetorin e vitit 2014, një ndeshje futbolli përfundoi në kaos të madh, ku vendasit dështuan në organizimin e ndeshjes.

Rreth hedhjes së dronit, Ballisti rrëfen se me atë veprim nuk ka dashur të fyejë serbët, duke shtuar se shqiptarët janë autokton në Ballkan, dhe se serbët kanë ardhur më vonë, transmeton Indeksonline.

“Nëse ju dëshironi të jetoni këtu, serbët duhet të na respektojnë neve”, thotë Morina.

Morina që u arrestua një ditë para ndeshjes Shqipëri – Serbi, thotë se me dron nuk ka dashur të provokoj një incident, por ishte një revansh për Ivan Bogdanovin, që dogji flamurin shqiptar në Itali në vitin 2010, gjatë ndeshjes Itali – Serbi.

“A doja hakmarrje, por nuk doja të ofendoja serbët. Ishte e rëndësishme për të treguar identitetin. Unë doja që pas dronit, të kontaktoja shokun, që po iki”.

“Në flamur ishte një hartë. Ishte harta e Shqipërisë Etnike. Ky nuk është territori, ky nuk është qëllimi që ne kemi për të kthyer këto territore, është vetëm histori”.

“Unë dua të porosisë serbët që nuk i urrej ata. Por ende kemi një histori të vështirë. Më të vërtetë, unë nuk urrej serbët”, thotë Morina, i cili në këtë dokumentar tregon që mbanë një armë lodër, vetëm për sigurinë e tij.

Ballisti që u arrestua një ditë para ndeshjes që do zhvillohej në “Elbasan Arena” mes Shqipërisë – Serbi, iu kanë gjetur dy armë dhe disa bileta të kësaj ndeshje, ndërsa nga autoritete përkatës në Shqipëri, i është caktuar masa e paraburgimit.

Në këtë dokumentar flet edhe Lorik Cana, që deklaron se në Serbi, janë mbrojtur nga Kolarov dhe Ivanovic.

“Kolarov dhe Ivanovic na kanë mbrojtur neve, dhe nëse ata nuk do ta bënin këtë, do të ishte shumë keq për ne. Shumë keqardhje për lojtarët serbë, sepse ata nuk kërkuan asgjë nga askush. Ata donin të përfaqësonin vendin e tyre, por nuk mundën se tifozët e tyre na sulmuan ne, dhe kjo ishte tërësisht e çmendur”, ka thënë Cana.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button