Protestë kundër PKK në Toronto të Kanadasë

Shtetasit turq, që jetojnë në Toronto të Kanadasë duke protestuar kundër organizatës terroriste PKK kanë shpërndarë komunikata të cilat shpjegojnë të vërtetën e terrorizmit me të cilin po përballet Turqia, raporton Anadolu Agency (AA).

Emigrantët, anëtarë të Vakëfit Rinor dhe Arsimor në Kanada, Organizatës me Vizion Kombëtarë i Amerikës së Veriut, Federatës së Shoqatave Turke në Kanada, Shoqatës së Bashkësisë Turke në Kanada dhe Shoqata e Turqve të Azerbajxhanit në Kanada u mblodhën para ndërtesës së ish-bashkisë në qendër të qytetit (Old City Hall).

Emigrantët me pankarta në duar kanë brohoritur me slogane kundër organizatës terroriste PKK si dhe kanë shpërndarë ndaj kalimtarëve komunikata të cilat shpjegojnë të vërtetën e terrorizmit me të cilin po përballet Turqia.

Ndaj protestës ka dhënë mbështetje edhe gazetari-shkrimtar, Abdurrahman Dilipak, i cili ndodhej në Toronto me rastin e ditës së konferencës dhe ditës së nënshkrimeve.

– “Qëllimi ynë është bashkimi dhe ti themi ndal terrorizmit”-

Gürcan Kaya, një prej organizatorëve të protestës u shpreh se: “Ndaj terrorizmit që përjetojmë që prej 30-40 vitesh, sot dhamë edhe 3 martirë. Edhe pse jetojmë këtu ndikohemi nga ato që dëgjojmë nga të njohurit dhe miqtë tanë. Qëllimi ynë është të bëjmë thirrje për bashkim dhe ti themi ‘ndal’ këtij terrorizmi. Jemi mbledhur këtu për të dënuar terrorizmin, ky është qëllimi ynë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button