Protestë para Shtëpisë së Bardhë kundër politikave të dhunshme të Izraelit

Një grup personash duke përfshirë edhe hebrenj anti-sionizmit kanë protestuar para Shtëpisë së Bardhë kundër akteve të dhunës së zbatuar nga Izraeli në Bregun Perëndimorë, Jerusalem dhe në Gaza si dhe kundër ndihmave të SHBA-së ndaj Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Dhjetëra persona duke përfshirë dhe anëtarët e Bashkësisë së Hebrenjve kundër Sionizmit të cilët janë kundër pranisë së shtetit Izraelit, janë mbledhur para Shtëpisë së Bardhë.

Grupi krahas flamujve të Palestinës ka mbajtur në duar edhe pankarta me mbishkrime si “Liri për Palestinën”, “ndaloni sulmet izraelite në Gaza”, “hiqni duart nga Mesxhid-i Aksa” si dhe kanë brohoritur me sloganet “ndal pushtimit izraelit”, “Netanjahu kriminel lufte”, “Obama, ndal ndihmën ndaj Izraelit”.

Policia e cila kishte marrë masat para Shtëpisë së Bardhë pasi një person pro izraelit debatoi me fjalë me personat e grupit, largoi turmën në parkun i cili ndodhet në frontin verior të Shtëpisë së Bardhë.

Në protestë janë dënuar ashpër shkeljet ndaj Mesxhid-it Aksa dhe sulmet e ditëve të fundit të Izraelit kundrejt palestinezëve si dhe është kritikuar qëndrimi mbështetës ndaj Izraelit i presidentit Barack Obama. Në protestë gjithashtu është kërkuar që qeveria amerikane të ndalojë sa më parë ndihmat me miliarda dollarë ndaj Izraelitë i cili shkel të drejtat e njeriut dhe kryen krime lufte si dhe është kritikuar heshtja e bashkësisë ndërkombëtare kundrejt dhunës.

– “Të qëndrosh i heshtur kundrejt dhunës është si të jesh partner në krim”-

Zëdhënësi i Bashkësisë së Hebrenjve kundër Sionizmit, Rabbi Yisroel Dovid Weiss duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA-së ka dënuar politikën e kohëve të fundit të dhunshme të Izraelit.

Weiss u shpreh se: “Ne tani ndihemi të zemëruar për ato që ndodhin atje. Askush nuk është i kënaqur nga konfliktet. Ajo që na solli sot këtu janë vrasjet atje të popullit të pafajshëm dhe popullatës civile. Por nëse vërejmë tablonë e madhe politika izraelite e cila përfshinë dhunë është pranishme që prej shumë vitesh atje dhe ecuria e kësaj nuk është e mirë”.

Ndërsa shtetasi amerikan David Barrows theksoi se ka marrë pjesë në këtë protestë për të mbështetur palestinezët dhe ka vënë në dukje se qeveria amerikane duke ndihmuar Izraelin i cili shkel të drejtat e njeriut bëhet parter në krim. Më tej ai u shpreh se: “Qeveria jonë nuk respekton popullin palestinez. Ashtu si unë ka shumë amerikanë që kërkojnë që Izraeli të njohë të drejtat e të gjithë palestinezëve. Të gjithë duan në mënyrë të barabartë trajtim dhe të drejta të barabarta, të gjithë duan paqe, por tani me këto që po vërejmë duket se kjo nuk është e suksesshme. Të qëndrosh i heshtur kundrejt kësaj dhune është si të jesh partner në krim”.

– “Ajo që ju shikoni në televizor nuk krahasohet me ato që përjetohen atje”-

Ndërsa shtetasja amerikane me origjinë arabe, Janine Aleh e cila shpjegon se një javë më parë kishte ardhur nga Bregu Perëndimorë përjetimet atje ajo i ka cilësuar si të “patolerueshme”. Aleh ka pohuar se “jam dëshmitare e konflikteve atje. Ajo që ju shikoni në televizor nuk krahasohet me ato që përjetohen atje. Njerëzit ndodhe në situatë shumë të vështirë. Vrasin njerëz të pafajshëm dhe kolonët hebrenjë përfitojnë nga avantazhi i ligjit i cili i njeh të drejtën atyre të godasin dhe të vrasin. Ato po masakrojnë njerëzit dhe bota qëndron e heshtur. Obama të lutem merr pjesë në anën e njerëzimit”.

Qeveria izraelite për shkak të ditëve fetare të hebrenjve herë pas here ndalon plotësisht dhe ndalon pjesërisht hyrjet e palestinezëve në Mesxhid-in Aksa dhe që nga shtatori e deri tani në qytete të ndryshme në Jerusalem dhe Bregun perëndimorë po përjetohen tensione.

Tensionet të cilat nisën pasi kolonët hebrenj dogjën shtëpinë e familjes Devabishe në Nablus në fillim të muajit gusht ku si pasojë humbën jetën nëna, babai dhe fëmija 18 muajshe dhe gjithashtu si pasojë e shkeljeve të vazhdueshme kundrejt Mesxhid-it Aksa, u përshkallëzuan në rajonet e Bregut Perëndimorë, në Gaza ku konfliktet dhe protestat morën përmasa të rrezikshme në rajonet të ndryshme.

Më parë ishte njoftuar se në sulmet izraelite të ndërmarra që nga fillimi i muajit e këtej në Bregun Perëndimorë, Jerusalem dhe Gaza numri i palestinezëve që kanë humbur jetën është rritur në 42 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button