Bisedat në Skype tani vetëm një klikim larg

Aplikacioni Skype ka sjellur një ndryshim të vogël por të rëndësisëhm i cili do ta lehtësojë më tej realizimin e thirrjeve zanore dhe video.

Ju tashmë mund të ftoni çdokënd në një bisedë thjeshtë me një URL dhe mbi të gjitha personi tjetër nuk është i detyruar të ketë aplikacionin të instaluar apo të ketë një adresë Skype.

Pasi marrësi klikon mbi lidhjen, do ti kërkohet të vendosë emrin e tij dhe më pas të pranoj ose jo të nis bisedën përmes ueb aplikacionit. Kjo është një mënyrë mjaft e thjeshtë e cila mund të shërbejë si piknisje e shumë bisedave në grup. Eleminimi i nevojës për të patur aplikacionin e instaluar apo për të patur një llogari është një lehtësi e madhe dhe e domosdoshme për disa.

Kjo veçori është aktualisht e disponueshme vetëm në SHBA dhe Britanin e Madhe por do të shpërndahet gjerësisht në javët që pasojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button