Fjolla Morina rrihet në publik nga ish-i dashuri

Pak muaj më parë, kopertinat e mediave rozë janë pushtuar nga lajmi se Fjolla Morina kishte gjetur dashurinë në krahët e një biznesmeni nga Kosova, madje se ishte edhe në pritje të fëmijës së tij.

Por, siç duket, gjërat nuk kanë qenë kaq fjollë për Fjollën, e aq më pak janë tani. Këngëtarja e njohur ka qenë së fundi viktimë e një sherri, pikërisht nga babai i vajzës së saj Alayah.

Burime të “Bluetooth” kanë shpjeguar se ngjarja ka ndodhur në një nga qendrat tregtare më të mëdha në Prishtinë, ku Fjolla së bashku me nënën e saj ishin duke pirë një kafe dhe bashkë me to ishte edhe vogëlushja Alayah. Por, aty ka mbërritur babai i vajzës, i cili është drejtuar nga këngëtarja dhe e ka dhunuar atë.

Sipas burimeve, Fjolla ka shpëtuar pa lëndime, për shkak se ka reaguar menjëherë dhe është ndihmuar edhe nga persona të pranishëm në lokalin ku ndodhej. Megjithatë, ajo që e ka bërë edhe më dramatike situatën, ka qenë fakti se gjithçka ka ndodhur në sy të nënës së Fjollës dhe vajzës së mitur.

Burime pranë këngëtares kanë zbuluar se para lindjes, Fjolla nuk ka pasur marrëdhënie shumë të lumtura me Flamurin, dhe mësohet se më herët ai i ka kërkuar këngëtares të ndërpresë shtatzëninë.

Por, Fjolla Morina nuk ka pranuar të bëjë diçka të tillë dhe e ka çuar në fund shtatzëninë, duke sjellë kështu në jetë vajzën e saj, 12 vite pas lindjes së vajzës së saj të parë. Ne të “Bluetooth” kemi kontaktuar këngëtaren, e cila nuk e ka mohuar ngjarjen, ndonëse është shprehur se meqë bëhet fjalë për diçka shumë private nuk dëshiron të prononcohet në lidhje me këtë temë./

Megjithatë, këngëtarja ende është e pavendosur nëse do të bëjë një denoncim në polici për sulmin ndaj saj, ndonëse burime të “Bluetooth” shpjegojnë se me gjasë, Fjolla Morina nuk dëshiron të përfshijë policinë në konfliktin me ish-partnerin, i cili aktualisht është fejuar me një tjetër vajzë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button