Për deputetët që hodhën gaz, vendos prokurori

Deputeti Faton Topalli i Vetëvendosjes dhe kolegia e tij, Donika Kada Bujupi e AAK-së, të cilët hodhën gazin lotsjellës në Kuvend, refuzuan t’u përgjigjen organeve te rendit, përkundër se në adresat e tyre u dërguan thirrjet e policisë për intervistim, njofon Klan Kosova.

Këtë lajm policia e dërgoi te prokurori dhe ai pritet të jap urdhër se çfarë do të veprohet më këta dy deputetë.

“Në fakt urdhër nga prokurori po pritet edhe për deputetët Albin Kurti e Albulena Haxhiu që bënë të njëjtin veprim një javë me parë”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Në këtë konferencë për medie Kelani i quajti prapë të pavërteta deklarimet e Vetëvendosjes se policia ndihmoi në futjen e gazin lotsjellës në objektin e Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button