Kriza dhe Thellimi i saj

 

Hipokrizia dhe injoranca janë fjalë shumë të pakta për të ua përshkruar karakterin, njohurit dhe mbi të gjitha moralin e këtyre udhëheqësve tanë politik.

Sa shumë pak kanë mbetur në territorin e FYROM-it njerëz të aftë, të cilët do të kishin menaxhuar problemet qe vazhdimisht e ngulfasin këtë vend dhe nuk e lejojnë që të ecë përpara. E keqja nuk ka fund thoshte dikur një profesorë i imi dhe fatkeqësisht, kjo fjalë është më se aktuale në RM-së.

Aq të inkriminuar duket se janë, saqë edhe vet nuk e kuptojnë se sa të këqija i kanë bërë popullit që jeton në këtë vend, për këta politikan është e paktë edhe kërcitja e vezëve në kokat e tyre, që shumë pushtetarë të Kosovës i provojnë gatisë çdo ditë ne kokat e tyre.

Por këtyre tanëve këtu nuk është duke u hedhur askush asgjë, sepse të gjithë janë pushtetarë dhe nuk ka opozitë për të iu kundërvënë, pasi që kjo opozitë që pretendon se është e tillë punët kërkon që ti zgjedh me dialogë dhe nuk është duke kuptuar se përderisa nuk marrin vesh kështu, lë të marrin pak shembull nga Lëvizja Vetëvendosje, sepse vetëm ashtu duhet të ua bësh këtyre injorantëve të cilët i kanë masakruar resurset e këtij vendi dhe shtirren akoma sikur asgjë nuk ka ndodhë dhe se çdo gjë është mirë.

Nuk mundesh dot që ta përballosh këtë situatë kaotike dhe të mos reagosh, por mendoj se këta të inkriminuar më së mirë do ti dënoj populli, dhe vetëm atëherë do ta marrin atë çka u takon. Pasi që në të kundërtën nëse do të vazhdojmë ti lëmë të qëndrojnë në pushtet këta që shkatërruan çdo gjë, atëherë të mos presim që Evropa do të na ndihmoj dhe do të ndikojë në kapërcimin e krizë politike dhe krizës në çdo segment tjetër të jetës në këtë shtet.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button