Del në skenë partia e re maqedonase Fronti për Maqedoni demokratike

“Njeriu në rend të parë” është motoja e partisë së re Front për Maqedoni demokratike, e cila doli në skenë sot. Ata janë zotuar se si parti do të merret me demokratizimin, departizimin, depolitizimin dhe decentralizimin e institucioneve, transmeton Portalb.

“Të gjithë në e kemi obligim të ofrojmë politikë që do të bazohet në principe, që do të jenë vlera, mbi të cilat do të ndërtohet shoqëria e ardhshme e Maqedonisë”, tha njëri nga themeluesit e partisë Jove Kekenovski.

Fronti për Maqedoni demokratike propozon koncept ekonomik për shpejtimin e zhvillimit ekonimik. Ata premtojnë se do të ofrojnë kushte të njëjta edhe për investuesit vendor edhe për ato të jashtëm.

Themelues të kësaj partie janë profesori Jove Kekenovski, biznesmeni Trifun Kostovski, Todor Noshpall, Lupço Ristevski, Lupço Aleksovski, Sasho Tasevski, Nenad Novkovski, Goran Zafirovski dhe Dejan Stavriq.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button