Arrestohet ish-kryeministri i Moldavisë i dyshuar për korrupsion

Nga Byroja për luftë kundër korrupsionit në Moldavi thanë se Filat, deputet në Parlament, është marrë në pyetje nën dyshimin se ka të bëjë me rastin e vjedhjes së mbi një miliardë dollarëve.

Ish-kryeministri i Moldavisë, Vlad Filat, është arrestuar në Parlamentin Nacional për shkak të skandalit korruptiv, i cili shkaktoi protesta dhe ka dobësuar vlerën e valutës kombëtare në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga Byroja për luftë kundër korrupsionit në Moldavi thanë se Filat, deputet në Parlament, është marrë në pyetje nën dyshimin se ka të bëjë me rastin e vjedhjes së mbi një miliardë dollarëve. Siç theksojnë mediat e këtij vendi, prokurori i Përgjithshëm i Moldavisë, Korneliu Gurin ka kërkuar nga Parlamenti që Filat-it t’i hiqet mandati për shkak të ndjekjes penale.

“Kemi dëshmi se Filat, ndërkohë që ishte në postin e kryeministrit, ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në tërheqjen e të hollave nga sistemi banker”, tha Gurin para gazetarëve.

Lideri i Partisë proevropiane Liberale-Demokratike të Moldavisë, Filat, i cili ishte kryeministër nga viti 2009 deri në vitin 2013, mohon katekorikisht se ka qenë i përfshirë në mashtrimin e madh i cili çoi në dobësimin e vaultës kombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button