Hetim i ri ndaj ish-kreut të FMN-së, Strauss-Kahn

Ndaj ish kryetarit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Dominique Strauss-Kahn ka nisur një hetim i ri, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të radios “France Inter” të bazuar në burimeve gjyqësore theksohet se Prokuroria e Parisit ka nisur hetim për Kahn-in i cili akuzohet për “keqpërdorimin e aseteve” dhe “mashtrimin” e firmës investuese LSK e cila ka falimentuar në Luksemburg.

Pasi që partneri izraelit i Strauss-Kahn-it, Thierry Leyne kishte kryer vetëvrasje në Tel Aviv, LSK-ja e shpalli falimentimin në nëntor të vihet 2014. Pas shpalljes së falimentimit Strauss-Kahn u largua nga menaxhimi i kompanisë.

Advokati i Strauss-Kahn-it Jean-Veil në deklaratën e tij për radion theksoi se klienti i tij nuk ka patur asnjë rol “operativ” në kompani dhe se edhe ai është viktimë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button