Osmani: BDI nuk del nga Qeveria, bën politikë serioze

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani në një emision debativ sonte në TV 24 Vesti, u shpreh se propozimet që me daljen e BDI-së nga Qeveria do të rrëzohet edhe VMRO-ja maqedonase nuk janë zgjidhja e duhur. Sipas tij, vetëm në zgjedhjet e fundit BDI mori 150 mijë vota nga shqiptarët dhe kjo është 70% e popullatës votuese, kështu që vetëm ata kanë të drejtë të vendosin kush do t’i përfaqësojë në Qeveri, transmeton Portalb.

“Ne mund të dalim prej Qeverie dhe të fitojmë disa poena politk, por kjo nuk është zgjidhja e duhur për Maqedoninë, për shtetin tonë. Këto janë reagime emocionale dhe aspak të mira për vendin tonë. BDI merr vendime racionale dhe aspak emocionale. Ne kemi përgjegjësi dhe bëjmë politikë serioze. Zgjidhja e vetme nuk është të del BDI nga Qeveria por zhvillimi i një dialogut serioz me kyçje të faktorit ndërkombëtar” tha mes tjeras Osmani.

Në këtë, ish ministri i mbrojtjes Lubomir Fërçkovski tha se “BDI po sillet si një viktimë dhe paguan çmim për këtë”.

“Megjithatë ajo që mua më brengos posaçërisht është se  nuk ka nevojë që të sillet si viktimë. BDI ka sindromin e një viktime që madje ka filluar ta adhurojë torrturuesin e vet. Këtu qëndron problemi, ndërsa BDI ka përgjegjësi më të madhe se sa kjo që e thotë, për të mbajtur shtet të drejtë dhe me vlera dhe të drejta qytetare” tha mes tjerash, Fërçkovski,transmeton Portalb.

LEXO: Fërçkoski: E vërteta e rastit “Monstra” është shumë e shëmtuar

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Por , çka jeni duke ba per Milet, pash Zotin?????
    cfar injorance! Sa komprimitues qe jeni dhe hipokrita….

  2. Hajt se vjen dita i hsjn fjalt e veta.Kta te politikes jsn bi si ato tr bordellave kush jep te holla asht i mire.

  3. Po po shume serioze veç ne prapanic ju rrin vmroja za zbani ju vin mire.Shpetim kerkoni nderkbetaret jeni harlis prej dhimbjes

Back to top button