Fërçkoski: E vërteta e rastit “Monstra” është shumë e shëmtuar

“Njerëzit duhet dhe kanë të drejtë ta dinë të vërtetën. Shqiptarët duhet ta dinë të vërtetën tmerruese të rastit Monstra” ku u vranë pesë persona, kështu u shpreh sonte ish ministri i brendshëm Ljubomir Fërçkoski, në një debat në TV 24 Vesti, transmeton Portalb.

“Do të tmerroheni kur të dëgjoni të vërtetën e rastit të vrasjes në Smillkovë. Shqiptarët duhet dhe kanë të drejtë ta dinë të vërtetën për këtë rast ku BDI nuk është dhe aq e involvuar sa disa të tjerë që janë. E vërteta është shumë me rëndësi të zbulohet. Ne nuk mundemi të fillojmë një shoqëri të re pa mos e zbuluar atë deri në fund, edhe sa të jetë ajo e shëmtuar para neve” tha mes tjerash Fërçkoski.

Lideri i opozitës maqedonase, LSDM, Zoran Zaev ka kohë që lajmëron se njëra nga “bombat” e tij të ardhme do të jetë edhe sipas tij, “e vërteta për rastin Monstra”.  /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. …po,po…bdi është parti”serioze” bile shumë ,më shumë “seiroze.Kursesi nuk del nga qeveria sepse i vjen mirë në prehër të Gruevskit.Është aq serioze sa që indianët çë i ka siç i quan VMRO nuk është parti që hynë e del vetëm hyn….tmerr mjerë ky popull kush e udhëheq.

Back to top button