RTVM nuk publikon bisedat e “bombave” të Zaev, kryeredaktori shpjegon pse

Shërbimi publik- RTVM nuk i transmeton bisedat e zyrtarëve në “Bombat” e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev pasi që prokuroria publike këtë e ka ndaluar. Kështu shfajësohet kryeredaktori i programit informativ Goran Petrevski për “A1on”.

“Materialet për rastin “Puç” nuk i publikojmë edhe pse i ndjekim konferencat për shtyp të opozitës. Respektojmë rekomandimin e prokurorit publik” thotë ai duke theksuar se respekton standardet e gazetarisë profesionale.

Pas publikimit të materialeve nga Zaev ku dëgjohen si zyrtarët e Qeverisë flasin për plane kriminele dhe korruptive, prokuroria doli me komunikatë që mediat mos ti publikojnë këto biseda me arsyen se “mund të jenë materiale për hetim”.  Tentimi i tillë, nga ambasada e Amerikës, Shoqata e Gazetarëve diplomatë dhe profesionist të tjerë u vlerësua si tentim për të frikuar mediat.

Ndryshe, Zaev, lëvizja “Hajde” dhe shumë aktivist publikisht kërkojnë dorëheqje të kryeredaktorit Petrevski pasi që lejon RTVM të shndërrohet në transmetues të propagandës qeveritare dhe nuk është në shërbim të qytetarëve duke respektuar të drejtën e opinionit  për informata të sakta dhe të balancuara. /Portalb

LEXO MË SHUMË:

Sindikata e Gazetarëve i cilëson si kërcënime paralajmërimet e Prokurorisë

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë ashpër dënon kërcënimet e Prokurorisë ndaj gazetarëve

Helsinki: Sipas cilit ligj vepron prokuroria publike?

IMM: Prokuroria tenton të vendos censurë eksplicite në mediume

Këshilli i Etikës shpreh shqetësimin për kumtesën e Prokurorisë

Ambasada e SHBA-ve e shqetësuar nga deklarata e Prokurorisë

Protesta para RTVM: E kërkojmë servisin tonë që na takon! (FOTO + VIDEO)

Lajme të ngjashme

Back to top button