Protesta para RTVM: E kërkojmë servisin tonë që na takon! (FOTO + VIDEO)

Anëtarët e HAJDE! – Platformë për politikë qytetare, të motivuar nga nevoja që publikisht të përkujtojnë Radiotelevizionin e Maqedonisë (RTM) që duhet të jetë servis i qytetarëve, e jo megafon qeveritar.

Për këtë qëllim aktivistët e Hajde kanë bllokuar udhëkryqin para RTVM të ulur në karrige simbolikisht të dëgjojnë lajme.

Aktivistët e Hajde kanë bllokuar udhëkryqin para RTVM të ulur në karrige simbolikisht të dëgjojnë lajme. Forca policore janë mbledhur në vendin e protestës.

Qytetarët mbajnë syza ngjyrë rozë që simbolizon realitetin rozë që RTVM e transmeton.

Lajmet që i jep servisi publik janë më keq se në kohën e Titos thonë ata.

Në protestë lëshohen inçizime nga biseda e ministres Jankullovska me shefin e kabinetit të kryeministrit Nikolla Gruevski në të cilën Jankullovska thotë që gazetarja do të “fluturojë” nga puna nëse bën një lajm të caktuar.

Gazetarët dhe qytetarët e rrëzuan diktaturën në mënyrë simbolike duke rrëzuar kutinë me logon e RTVM që simolizonte lajmet që jepen vetëm si i konvenon pushtetit.

“Nuk mund të na heshtin. Nuk pranojmë shantazhe dhe padrejtësi. Kërkojmë nga RTVM të mos bëjë propagandë dhe të mos merr rolin e megafonit qeveritar, por ta bëjë detyrën e vet. E kërkojmë servisin tonë që na takon!” thonë aktivistët e HAJDE.

Aktivistët e intonuan himnin e Maqedonisë.

[KGVID width=”640″ height=”368″]http://portalb.mk/wp-content/uploads/2015/02/video-1425123666.mp4.mp4[/KGVID]

“Është koha e fundit që RTVM të fillojë ta transmetojë të vërtetën dhe mos ti mbrojë interesat e një partie politike. RTVM aktualisht e shkel pa mëshirë statutin e saj ku shkruhet se ky servis është në shërbim të qytetarëve dhe informon në mënyrë të drejtë dhe balancuar. Kërkojmë nga kolegët tonë të dalin në anën e drejtë, në anë të së vërtetës dhe lirisë” tha gazetari Zoran Bojarovski.

“Kolegët tanë janë shndërruar në propagandist dhe aktivist partiak. Kanë lejuar që policia t’ua redaktojë lajmet. Jemi këtu dhe kërkojmë nga kolegët tonë ta marrin guximin dhe të mos pranojnë të prezantojnë lajme të rrejshme. Të dalin në anën e qytetarëve dhe të jenë të sigurt se qytetarët janë me to. Të marrin guximin dhe shembullin e Çekisë ku 1 milion njerëz dolën në rrugë kur gazetarët vendosën mos jenë pjesë e diktaturës së shtetit. Kërkojmë nga redaktorët në këtë servis ti respektojnë parimet bazë të gazetarisë” tha gazetarja Sashka Cvetkovska.

“RTVM nuk transmeton më kulturë por kiç, programe propagandistike “patriotike” të porositura nga kryeministri Gruevski. I paguajmë për të na lënë në terr informativ dhe terr kulturor. E paguajmë RTVM mos të trasmetojë kiç dhe përmbajtje jo-kualitative. Aktualisht ndodh e kundërta” tha aktivistja Ines Efremova.

[KGVID width=”368″ height=”656″]http://portalb.mk/wp-content/uploads/2015/02/video-1425121613.mp4.mp4[/KGVID]

10485059_340088292867183_2123577994_o

11024846_340089132867099_1582808027_o

11009774_340105249532154_562252486_o

11045788_340088152867197_267868973_o

11028437_340086316200714_93964497_o

11025079_340086719534007_1966065892_o

 

11018233_340086856200660_1763323156_o

11008840_340087026200643_1549107873_n

11040323_340083792867633_43541232_n

11028726_340085679534111_1740989787_o

hajde protesta para mtv

11026403_340084226200923_455868120_n

Lajme të ngjashme

Back to top button