fbpx

Bomba e gjashtë: Gruevski si i çmendur dhe në mënyrë antiligjore harxhon paratë e kredive dhe të shtetit (VIDEO)

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka shpalosur edhe sot “bombat”, e gjashta me radhë në një konferencë për media.

“Bomba e 6 e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, tregon se pse kryeministri Nikolla Gruevski dhe Mijallkov kishin nevojë që t’i përgjojnë të afërmit t’i dhe pse pikërisht Jankullovska dhe Zoran Stavreski ishin më të përgjuarit.”tha sot Zaev.

Në bisedën në mes Jankullovskës dhe Stavreskit dëgjohet se si falsifikohet i gjithë gjendja ekonomike dhe gjendja e buxhetit të shtetit.

“Në mes të natës Gruevski ka dhënë direktiva për marrjen e kredisë së paligjshëm nga jashtë për përmendoret e projektit Shkupi 2014”, kjo është tema e bisedës në mes Jankullovskës dhe Stavreskit  që tregojnë për kaosin në buxhetin, për harxhimet absurd të parave.

Jankullovska dhe Stavreski merren vesh se si të largojnë nga puna administrator apo të ulin rrogat në administratë për 5 përqind, për të shpëtuar kaosin me buxhetin. Jankullovska dhe Stavrevski flasin për kotësinë e projektit Shkupi 2014, në kushtet kur buxheti është katastrofë.

Biseda në mes ministres së brendshme Jankullovska dhe ministrit të Financave, tregon për vështirësitë me mjetet buxhetore, vështirësitë në grumbullimin e tyre. Zoran Stavreski pranon se buxheti nuk ka para. Jankullovska propozon flet njëkohësisht për rrezikun se MPB mund t’ia ndërpresin rrymën.

Stavreski thotë se i ka dalë mbi kokë dhe nuk shkon kështu duke u zhytur gjithnjë e më shumë në borxhe.

“Bëhen punë megalomane. Ai është kopili më i madh”, thotë Stavrevski për ministrin e transportit Mile Janakievski.

“Po luaj mendsh me këtë punë, nuk ka para, nga ana tjetër ai porosit fotografi të lyera me ar në Muzeun e VMRO-së”, dëgjohet të ketë thënë Stavrevski.

Jankullovska thotë se si do të punojë policia kur nuk ka para për rrymën e për naftë. Stavreski ankohet se gjëra të tilla duhet ti konfirmojë para opinionit. Ai thotë se në këtë shtet askush nuk dëshiron të flet për realitetin. Stavreski thotë se tani është e padurueshme dhe nuk din si të sillet.

Më tej dëgjohet se si Gruevski urdhëron ministrin e financave Zoran Stavreski që te ngrejë kredi mbi 700 milion euro. Stavreski i thotë Jankullovskës se Gruevski e detyron që të bëjë diçka antiligjore.

Jankullovska thotë se ai duke e pasur fjalën për Gruevskin është i frustruar për shkak se e humb ndikimin. Stavreski i thotë se ata janë kopil të korruptuar.

Mes tjerash në bisedën mes Stavreskit e Jankullovskës spikatet paraqitja e ambasadorit Aivo Orav në një bisedë me ministren Jankullovska.

“Shkova në vikend, më lajmërohen nga Brukseli… Këtë që e bën VMRO nuk bëhet askund”, mëndohet t’i ketë thënë Orav, Jankullovskës.

Jankullovska thotë se shteti nuk funksionon, bëjnë harxhime të kota.

“Bëjmë shumë harxhime aq sa sikur të ishte Amerikë nuk do të përballonte. Ne jemi të çmendur kjo që bëjmë është jonormale në flasim për çokollata e jo për bukë.” thotë Stavreski.

Zoran Zaev në pyetjen e gazetarëve është shprehur serish se asgjë nuk do të fsheh.

“Ne asgjë nuk do të lëmë pa publikuar, pse e them këtë, sepse jam i sigurtë se nëse nuk publikoj un diçka për partitë shqiptare apo diçka tjetër, këtë do ta bëjë Sasho Mijallkovi me Nikolla Gruevskit, për këtë qëllim them se do të publikoj gjithçka.”tha Zaev.

Zaev deklaroi gjithashtu se nuk ka prova për dy rastet që ju interesojnë shumë shqiptarëve rasti “Monstra” dhe rasti i Harun Aliut, por ka indikacione që flasin për këto dy raste.

Ndryshe të premten Zaevi shpalosi detaje rreth rrënimit të objektit ‘Kosmos’, pronësi e Fijat Canovskit.

Tags

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button
Close