USHT pranon testimin shtetëror me disa kushte

Përderisa mijëra student protestuan dhe njëzëri kërkuan anulimin e provimit shtetëror në universitete, Parlamenti Studentor i USHT-së bën kërkesë jo kundër këtij provimi por kërkohet që studentët e vitit të dytë të cilët nuk e kalojnë provimin shtetëror t’u jepet e drejta që të ndjekin studimet e vitit të tretë dhe njëherit të kenë të drejtë të japin edhe disa provime nga viti i tretë.

Kryetari i PS pranë USHT-së, Ardian Bilalli thotë se e ka ndjekur me kujdesin e nevojshëm gjithë debatin që zhvillohet për mbajtjen ose jo te provimit shtetëror ne universitet publike dhe private në vendin tonë.

“Duke marrë parasysh se pakoja e propozim – ndryshimeve në Ligjin për arsim të lartë në vendin tonë, tashmë është miratuar në Kuvend, dhe qëndrimin e prere të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përkatësisht të MASH për të mos u tërhequr nga vendimi i saj për mbajtjen e provimit shtetëror në universitete, Parlamenti Studentor i USHT-së përmes kësaj kërkese kërkon nga MASH që studentët e vitit të dytë të cilët nuk e kalojnë provimin shtetëror t’u jepet e drejta që të ndjekin studimet e vitit të tretë dhe njëherit të kenë të drejtë të japin edhe disa provime nga viti i tretë.  Miratimi i propozim kërkesës sonë vlerësojmë se do të ndikojë pozitivisht në mbarëvajtjen e procesit mësimor-shkencor, me theks të veçantë në ecurinë dhe kontuinitetin e studimeve në të gjitha programet studimore të USHT-së”, thuhet në kërkesën e PS-së pranë USHT-së.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Patjetèr se Gazda ua ndal Ujemin!!!? Normal , nuk bèhet fjalè per Komb ,por per oligarki…

  2. Padishim nese kemi parasysh perberjen strukturen e ketij parlamenti nuk duhet me habit me vendimet te cialt i marrin. Edhe pse studentet kategorikisht i thane jo provimin shtetror kto parpa se parp e shkellin vullnetin e pergjithshem per interesat e veta personale. gjithashtu vec USHT-ja eshte universiteti me pasiv dhe pastaj ankohet se gjendet ne fund te listes se shangajt normal me ate strukture ne baza partiake dhe familjare TURP.

Back to top button