Mësohet identiteti i dy të vdekurve në Kisella Vodë

Pas tragjedisë në Kisella Vodë të Shkupit ku humbën jetën dy të rinj, u prononcua edhe ministria e Punëve të Brendshme. Fqinjët i kanë gjetur të vdekur në orët e pasditës të dy viktimat e moshës 23 vjeçare dhe e kanë paraqitur rastin në polici.

“Nga vendi i ngjarjes na kanë lajmëruar se është konstatuar vdekje te personat S.D. 1991 (djalë) dhe A.J 1991 (vajzë). Trupat e viktimave janë gjetur në veturën Opel Corsa, e cila ka qenë e parkuar në garazhë”,thonë nga MPB-ja.

Sipas fqinjëve, çifti kanë qenë në lidhje të gjatë dashurie dhe shumë shpesh kanë ardhur në këtë garazhë.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button