Gjenden dy trupa të pajetë në Shkup

Një djalë dhe një vajzë janë gjetur të vdekur në një veturë në lagjen Kisella Vodë të Shkupit.

Trupat e pajetë janë gjetur në një veturë në një garazh. Fqinjët bëjnë të ditur se vetura ka punuar nga ora 10 e mëngjesit.

Tragjedia ka ndodhur ne ditën e parë të vitit te ri, ndërsa viktimat janë gjetur në orët e vona të pasdites.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk ka ndonjë informatë rreth identitetit dhe moshës së viktimave.

Lajme të ngjashme

Back to top button