fbpx

Abetarja e Unifikuar, shqiptarët e Maqedonisë mund ta shohin vetëm në ëndërr

Nxënësit shqiptar të Maqedonisë ende nuk mund të mësojnë nga Abetarja e unifikuar e cila tani më 2 vjet e gjysmë përdoret në Kosovë dhe Shqipëri nga nxënësit e klasave të para. Problemi qëndron në Ligjin për tekste shkollore i cili sipas ministri të arsimit, Abdilaqim Ademi ende nuk është ndryshuar.

“E kam thënë edhe më herët, për momentin në Maqedoni Ligji për Tekstet Shkollore është që për një lëndë mësimore të mësohet nga një tekst unike dhe për momentin kjo është pengesa kryesore. Jemi duke punuar që Ligji për Tekstet Shkollore të ndryshohet dhe veçanërisht të përmirësohen tekstet kontroverse për disa lëndë për nxënësit shqiptarë dhe të tjerët dhe besojë se me ndryshimin e ligjit do të krijohen edhe baza juridike jo vetëm për përmirësimin e teksteve por edhe për të pasur një abetare unike për nxënësit shqiptarë kudo që jetojnë”, tha sot Ademi.

Portalb mëson se problem nuk është vetëm ligji por Maqedonia dhe Shqipëria  thuajse pesë vite nuk e kanë rinovuar Marrëveshjen bilaterale për bashkëpunim në sferën e arsimit. I pyetur nga Portalb.mk për këtë çështje, ministri i Arsimit dhe Shkencës që në gusht, Abidlaqim Ademi tha se po punohet në këtë drejtim, gjegjësisht teksti i marrëveshjes është duke u harmonizuar.

Mirëpo ende nuk ka asnjë rezultat konkret. Portalb insiston që ministri të përgjigjet PSE ende nuk nënshkruhet marrëveshja e re, mirëpo ministri para disa ditëve vetëm ngriti supet por nuk u përgjigj në këtë pyetje.

Deri kur do të presin nxënësit?

Zëdhënësi i MASH, Goran Galevski në shkurt të këtij viti premtoi të njëjtën.
“Që nga viti  2001 kemi pasur marrëveshje në fushën e arsimit me shtetin fqinj, Shqipërinë. Marrëveshja e parë skadoi në 2007 ku menjëherë u bë një tjetër me kohëzgjatje prej 3 viteve. Tani jemi duke përgatitur për të krijuar në draft program dhe se shpejti pritet të lidhet sërish një marrëveshje me të cilën do të kemi bashkëpunim ashtu si më herët”, tha atëbotë për Portalb, Galevski.

Që nga dhjetori i vitit 2010, kur ka skaduar afati i kësaj marrëveshje, dy vendet nuk kanë mundur të vazhdojnë bashkëpunimin në mënyrë zyrtare.

Shkupi dhe Tirana për katër vite me radhë nuk bashkëpunojnë as në programet e përbashkëta arsimore, kurse studiuesit nga dy vendet nuk kanë pasur mundësi të bëjnë bashkërisht hulumtime shkencore. Po ashtu, në mungesë të kësaj marrëveshje studentët shqiptarë nga Maqedonia nuk mund të shfrytëzojnë kuotat që ishin të garantuara për ta nëpër universitetet e Tiranës, para skadimit të marrëveshjes.

Ndërkaq, përpos Abetares, Shqipëria dhe Kosova këtë vit pritet të nisë puna për unifikimin e teksteve të Gjuhës Shqipe dhe Historisë ndërsa më pas edhe të teksteve tjera.

LEXO MË SHUMË:
Edhe këtë vit nxënësit e Maqedonisë pa Abetare të përbashkët me Shqipërinë
Ja pse nxënësit në Maqedoni ende nuk mund ta përdorin Abetaren e përbashkët
A do ta përdorin abetaren e përbashkët nxënësit shqiptar?
Kumanovë: Urgjentisht të sigurohet Abetarja mbarëkombëtare

“Abetarja mbarë kombëtare” që harroi gjithë shqiptarët

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close