Abetarja mbarëshqiptare, shpallet fitues teksti i Shezai Rrokajt

Abetarja mbarëkombëtare shqiptare ka për autor akademikun Shezai Rrokaj. Në ministrinë e Arsimit u shpall teksti fitues i abetares së përbashkët Shqipëri – Kosovë.

Në konkrs u paraqitën 7 tekste dhe mes tyre u zgjodh ai që përmbushte parametrat e kërkuar.
Kushtet në këtë konkurs ishin që autorët e tekstit  të përbashkët duhet të jenë nga të dy vendet dhe gjithashtu dhe botuesit të kenë prodhim të përbashkët.

Teksti i abetares kombëtare, ndryshe nga Shqipëria, do të jetë i vetmi në treg në Kosovë.

Një ndër autorët e abetares së përbashkët Shqipëri – Kosovë është dekani i fakultetit të Histori Filologjisë Shezai Rrokaj, ndërsa ilustrimet janë realizuar nga Lorenc Buzi.

Konkursi për tekstin e abetares u shpall nëntorin e kaluar bazuar në programin e bashkëpunimit arsimor mes Shqipërisë dhe Kosovës. /lajmiifundit

Lajme të ngjashme

Back to top button