Antikorrupsioni u tërheq vërejtjen 10 personave për konflikt të interesave

Komisioni Shtetërorë për pengimin e korrupsionit në sferën e konfliktit të interesave ka konstatuar se tek personat Selam Sejfullahi, Stojadin Gjeorgjievski, Lubco Atanasov, Darko Todorovski, Shukrija Tufekcioski, Izabella Angellova, Nada Pejkovska, Edis Hasani, Trajce Dimitriev dhe Tome Tutureski, kanë shkelur nenin 9 dhe 20 të Ligjit për pengimin e konfliktit të interesit për shkak të kryerjes së dy funksioneve.

Pjesa më e madhe e tyre kryejnë edhe veprimtari tregtare dhe njëkohësisht janë dhe anëtarë të kuvendeve komunale në qytetet e tyre përkatëse.

Komisioni Shtetërorë për pengimin e korrupsionit sipas nenit 23 të Ligjit për pengimin e konfliktit të interesave i është drejtuar këtyre personave që në afat prej 15 ditëve në mënyrë vullnetare të lëshojnë njërën nga dy funksionet që kryejnë.

Këta persona të evidentuar nga Komisioni se kanë bërë shkelje dhe janë pjesë e konfliktit të interesit nuk kanë vepruar sipas rekomandimeve të Komisionit për Antikorrupsion, tash ku Komision ka sjellë vendim për vërejtje publike.

Lajme të ngjashme

Back to top button