Antikorrupcioni konstaton pesë raste me konflikt interesash

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit publikisht u tërhoqi vërejtjen për konflikt interesash Gjonul Bajraktar, Halide Palloshi, Antoni Novotni, Sherafedin Ademoski dhe Zoran Dojçinoski, për shkak se në afat prej 15 ditësh vullnetarisht nuk kanë hequr dorë nga njëra prej funksioneve të cilët i kryejnë.

Sipas Komisionit, Gjonul Bajraktar, përveç se është anëtare e Këshillit të Qytetit të Shkupit, njëkohësisht është edhe drejtor në ShF “Tefejuz”, ndërsa këshilltarja e Qytetit të Shkupit Halide Palloshi mban edhe funksionin e drejtorit të Galerisë Kombëtare të Maqedonisë. Konflikt interesash ka edhe te Antoni Novotni i cili, përveç që është anëtar Këshillit të Qytetit të Shkupit, është edhe drejtor i Klinikës së psikiatrisë në Shkup. Vërejtje ka edhe për anëtarët e Këshillit të Dollnenit, Sherafedin Amedovski dhe Zoran Dojçinovski. Sipas komisionit, Amedovski, njëkohësisht, është edhe kryetar i Këshillit drejtues i ndërmarrjes komunale publike “Dollneni”, ndërsa Dojçinovski është anëtar i Këshillit drejtues në të njëjtën ndërmarrje./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button