Zyrtare: U shërua pacientja e parë e prekur nga virusi Korona në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë raportoi se rezultatet e pacientes së parë të prekur nga virusi korona janë tashmë negative, transmeton Portalb.mk.

“Ajo ishte për herë të dytë në testim pas diagnozës së virusit, sipas rekomandimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Negative në Korona virusin është edhe vajza 16 vjeçare e cila u testua më herët”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai raportoi se ndërkohë janë testuar edhe dy persona, te të cilët rezultatet kanë dalë negative.

“Gjendja shëndetësore e gjashtë personave që shërohen në Klinikën për sëmundje infektive është e qëndrueshme, ndërsa pacientja e shtatë është nuk është më e infektuar, por mjekimi i saj nuk ka mbaruar. Ajo do të mbetet akoma e strehuar në Klinikë”, deklarojnë nga Ministria e shëndetësisë.

Ndryshe, Ministria e shëndetësisë në fund të muajit shkurt kishte konfirmuar se është regjistruar rasti i parë i virusit korona në Maqedoninë e Veriut. Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup u regjistrua rasti i parë me virusin korona, te një qytetar i cili kishte ardhur nga Italia.

LEXO: ZYRTARE: Virusi korona arriti në Maqedoninë e Veriut

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button