Itali, u regjistrua rasti i parë i vdekjes nga virusi Korona

Në Itali është regjistruar vdekja e parë nga koronavirusi i ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Bëhet e ditur se mbrëmë ka vdekur një person i moshës 78-vjeçare i cili po trajtohej në veri të vendit ku numri i të prekurve nga epidemia Covid-19 ka arritur në 17 persona.

Kreu i qeverisë rajonale në Veneto, Luca Zaia në një deklaratë për agjencinë italiane ANSA tha se 78-vjeçari pensionist si murator, një nga 2 personat e diagnostikuar me koronavirus sipas rezultateve nga testimet e përcaktuara mbrëmë në qytetin Padova ka vdekur në spitalin ku po trajtohej prej 10 ditësh.

Ai tha se mendonin që të sëmurin ta transferonin në një spital tjetër por se nuk ka mjaftuar koha.

Kryeministri italian Giuseppe Conte, duke folur për gazetarët pas daljes nga Samiti i Liderëve të Bashkimit Evropian (BE) me temë buxhetin që u mbajt në Bruksel, tha se “Situata është nën kontroll pavarësisht se ka raste të reja. Populli ynë nuk duhet të shqetësohet. Kemi një plan dhe po e zbatojmë atë”.

Pas samitit në Bruksel, Conte është nisur në mesnatë drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes Civile në Romë për vlerësimin e situatës emergjente. “Janë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe jemi të gatshëm të marrim edhe masa të tjera nëse do të jetë e nevojshme”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Sperenza tha se janë duke punuar mbi një rregullore të re për të mbajtur në një zonë të kufizuar epideminë në rajonin Veneto ku është regjistruar rasti i parë e vdekjes.

– Në 24 orët e fundit 17 raste të reja, 1 vdekje

Nga testet dhe ekzaminimet që kryhen prej disa kohësh në veri të vendit, dje u konfirmuan raste të Covid-19 tek 17 persona.

Rastet në fjalë të koronavirusit (Covid-19) janë përcaktuar të premten në mbrëmje tek 15 persona, prej të cilëve 5 punonjës të shëndetësisë në 10 vendbanime të përmasave të vogla në rajonin e Lombardisë ndërsa 2 raste të tjera në rajonin Veneto.

Pas këtyre përcaktimeve u njoftua vdekja e 78-vjeçarit, njërit prej dy personave që ndodheshin nën trajtim në rajonin Veneto duke regjistruar në këtë mënyrë edhe rastin e parë të vdekjes në Itali.

Ministri Sperenza pas rasteve të shënuara në rajonin e Lombardisë dhe të cilat pësuan një rritje të menjëhershme në të gjithë vendin, në një konferencë për media në Milano tha se në kuadër të masave që kanë marrë kanë shpallur pushim për aktivitetet publike në 10 vendbanimet në fjalë dhe pezullimin e mësimit në shkolla për një javë.

Është bërë e ditur se shkaktar për përhapjen në mënyrë të shpejtë të Covid-19 ka qenë një italian 38 vjeçar në rajonin Codugno të Lombardisë i cili kishte takuar disa shokë biznesmenë të ardhur nga Kina dhe se më pas ka infektuar me virus bashkëshorten dhe shokët që kishte luajtur minifutboll.

Përveç rasteve të shfaqura dje në veri të Italisë, thuhet se vazhdojnë trajtimet për shkak të Covid-19 në Romë tek 3 persona nga të cilët 2 kinezë dhe një italian i ardhur nga Kina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button