Dimitrovi kërkoi nga kryeministri Spasovski të shkarkojë ministren Mizrahi, i problematizon marrëdhëniet me Greqinë

Kryeministri Oliver Spasovski të shkarkojë ministren e Punës dhe politikës sociale, Rashela Mizrahi nëse ajo vazhdon të shkel Kushtetutën, tha sot ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov, njofton Portalb.mk.

Reagimi i Dimitrovit vjen pasi ministrja Mizrahi në Ministrinë e punës dhe politikës sociale, të premten, para se të zhvillonte një konferencë për shtyp, e hoqi tabelën me emrin kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut dhe vendosi një tabelë të re me ermin Republika e Maqedonisë.

Dimitrov tha se Mizrahi e shkel kushtetutën, ndërsa Greqia, të premten, menjëherë ka dërguar një reagim verbal në Ministrinë e jashtme.

“Nëse nuk e kthen menjëherë sjelljen e saj në linjë dhe brenda kornizës së Kushtetutës, unë do t’i sugjeroja kryeministrit Oliver Spasovski të propozojë shkarkimin e saj në Parlament. Theksoj se në veprimet e saj ekzistojnë elementë që mund të sjellin përgjegjësi penale nga neni 353 dhe neni 390 i Kodit Penal, por kjo është punë e organeve tjera shtetërore”, tha Dimitrov.

Në një konferencë shtypi në qeveri, Dimitrov tha se ndërrimi i tabelës me emrin kushtetues nga Mizrahi kishte tejkaluar të gjithë kufijtë dhe se nuk mund ndonjë ministër në qeveri të mos e respektojë Kushtetutën dhe betimin e dhënë para se të merrte detyrën.

“Ajo është zgjedhur për të siguruar të mos ketë abuzime në portofolin e saj në kontekst të zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike. Përkundrazi, me këtë akt, ajo jo vetëm që shkeli Kushtetutën, por gjithashtu shkelte Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, i problematizon marrëdhëniet me Greqinë, krijoi probleme në realizimin e qëllimeve strategjike prej dy dekadash të atdheut, anëtarësimin në NATO dhe Unionin Evropian. Shteti nuk do të lejojë një infantilizëm të tillë. Ministria e punës dhe politikës sociale nuk është apartamenti i saj privat, siç nuk është edhe Kushtetuta një copë letër e zakonshme. Asaj mund të mos i pëlqejë, por nuk i jep asaj të drejtën të mos e zbatojë atë “, tha Dimitrov, duke shtuar se atij nuk i pëlqen projekti Shkup 2014, por që ai shkon çdo ditë në punë në ndërtesën e MPJ-së, e cila është pjesë e atij projekti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button