“Dhoma publike”, skandali me fotografi që përfshiu fëmijët në Maqedoninë e Veriut

Damjan Mançevski, ministri për shoqëri informatike dhe administratë ka reaguar pas skandalit që përfshiu një kanal në rrjetin social Telegam, për shkak pasigurisë digjitale të të dhënave personale, transmeton Portalb.mk.

“Punë themelore në pjesën e sigurisë kibernetike është këmbimi i ndërsjellë i informacioneve. Mes institucioneve, por jo vetëm mes tyre por edhe ato që vërejnë që diçka ndodh ta denoncojnë. Në këtë rast vërtetë mendoj se kishim reagim të shpejtë. Por sigurisht kjo nuk mjafton”, deklaroi Mançevski, duke theksuar se ekziston strategji nacionale për sigurinë kibernetike.

Ai theksoi se ky problem nuk i takon vetëm institucioneve shtetërore, por edhe sektorit privat. Prandaj është i nevojshëm sistemi i mbrojtjes kibernetike.

Rasti “Dhoma e publike” ka të bëjë me publikimin e fotografive eksplicite të vajzave 12-13 vjeçare në rrjetin social Telegram. Fotografitë ishin marrë nga profilet publike si dhe nga bisedat private.

Që në fazën e parë të hetimeve, policia zbuloi numrat e telefonave të administratorëve, ku dyshohet një burrë 40-vjeçar me pseudonimin ‘medo’.

Toni Angellovski, zëdhënësi i MPB-së deklaroi se tashmë kanë filluar hetimet në lidhje me zbardhjen e rastit.

LEXO: Administratorët dhe numrat telefonik të “Dhomës publike” janë të njohur për policinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button