Kryetari i PE-së do ta vizitojë Shkupin dhe Tiranën për t’i ngushëlluar për bllokadën e BE-së

Kryetari i ri i Parlamentit Evropian, David Sasoli të hënën dhe të martën do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut, që do të jetë vizita e parë zyrtare në ndonjë vend jashtë BE-së, pasi që e mori funksionin këtë verë, njofton Portalb.mk.

Ai vjen me porosi për vendin dhe Shqipërinë, se duhet që të qëndrojnë në rrugën evropiane edhe përskaj pengesave që janë paraqitur në Samitin e fundit të liderëve të BE-së.

“Vizita në Maqedoninë e Veriut dhe menjëherë pastaj në Shqipëri është me rëndësi të madhe personalisht për mua në këtë moment. E dimë se popujt e dy vendeve janë shumë të dëshpëruar nga paaftësia e Këshillit të BE-së që të arrijë pajtueshmëri për fillimin e bisedimeve për shkak të vetos së disa vendeve anëtare. Ne e kuptojmë dhe e ndajmë këtë dëshpërim”, thotë Sasoli me rastin e vizitës së tij.

Përndryshe, RMV-ja dhe Shqipëria kanë dështuar të marrin datën për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE) në muajin tetorKjo është shtyrë për në maj të 2020-s, ndërkaq, në konferencë për media, kryetari i Këshillit të BE-së, Donald Task dhe presidenti i Komisionit Evropian (KE), Zhan Klod Junker kanë vlerësuar se BE-ja ka bërë gabim historik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button