Presione përmes telefonit si në kohën e Gruevskit dhe Bexhetit, u anulua zgjedhja e gjykatësve të Apelit në Shkup

Zgjedhja e gjashtë gjyqtarëve në Gjykatën e apelit të Shkupit dje dështoi pasi seanca e Këshillit Gjyqësor u ndërpre dhe pauza u shndërrua në panik kolektiv të anëtarëve të Këshillit, të cilët vazhdimisht merrnin thirrje telefonike. Fotografia dukej si në kohën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Blerim Bexheti, kur, siç u dëgjua në bombat, gjyqtarët zgjidheshin sipas defterëve partiakë. Për gjashtë vendet në në Gjykatën e Apelit të Shkupit kanë aplikuar 96 kandidatë, që do të thotë se kjo gjykatë mbetet më tërheqësi nga të gjitha gjykatat, transmeton Portalb.mk.

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor, së pari me telefona në dorë u grupuan nëpër zyra që në fund të shkojnë te kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, ndërsa midis tyre ishte edhe ushtruesi i detyrës kryetar i Gjykatës Supreme, Faik Arsllani.

Nga Kabineti i Zdravevit njoftuan që seanca për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit të Shkupit anulohet për një kohë të pacaktuar. Ata si arsyetim theksojnë se, s’kishte pas koordinim të mjaftueshëm se për cilët nga këto 96 kandidatë, anëtarët e Këshillit Gjyqësor do të kishin votuar.

Në pyetjen nëse kjo nënkupton që Këshilli Gjyqësor së pari bëjnë marrëveshje për të rregulluar gjyqtarë e pastaj vetëm i verifikojnë duke aktruar se, po votojnë në seancë, kryetari Zdravev tha se me zërat e ndryshme midis tyre, por dhe dëshira e të gjithë 96 kandidatët për t’u zgjedhur mund të vetëm të ndodhë që asnjë të mos përzgjedhet. Ai tha se, ishte opsioni më i keq për Gjykatën e Apelit të Shkupit që është gjykata më e ngarkuar në vend, e cili 5 vite pret që të përzgjidhen kandidatët më të mirë për të punuar, e jo të grumbullojnë lëndë si disa gjykatës të Apelit.

“Ne s’mund të lejojmë luksin për të përzgjedhur çfarë do kandidatë, ndërsa ata të cilën vlejnë të digjen”, thotë Zdravev.

Konkursi i ri do të thoshte procedurë e re, tha ai, si dhe muaj e muaj të tërë të mos përzgjedhjes së gjyqtarëve në këtë gjykatë të rëndësishme.

Që deri tani janë zgjedhur kuadro jo krejtësisht profesionale për gjykatës, më parë, në këtë seancë konfirmoi edhe anëtarja e Violeta Bogojeska, e cila para fillimit të përzgjedhjes së dy gjykatësve administrativë tha: “Kolegë apeloj që kësaj radhe të zgjedhim kandidatët me profesionalë dhe më të mirë”.

LEXO EDHE:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button