Aksidenti i autobusit, edhe një person ka ndërruar jetë

Në klinikën për anestezi, reanimacion dhe kurim intensiv KARIL në Shkup në mëngjesin e sotëm, në orën 5 ka ndërruar jetë edhe një nga udhëtarët e lënduar në aksidentin që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Llaskarcë. Gjithsej numri i viktimave të këtij aksidenti tragjik shkon në pesëmbëdhjetë, përfshirë edhe viktimën e fundit të gjinisë mashkullore të moshës 39 vjeçare.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se pacienti gjatë aksidentit ka marrë lëndime të rënda në gjoks dhe mushkëritë e bardha dhe menjëherë është dërguar në Spitalin 8 Shtatori, por për shkak të lëndimeve serioze ai qysh natën e parë të aksidentit është transferuar në KARIL, përcjell Portalb.mk.

“Të ndjerit i janë bërë dy operacione në natën kur është pranuar në KARIL për shkak të gjakderdhjes së madhe në mushkëri. Për fat të keq ai nuk i mbijetoi dot plagëve dhe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lexo gjithçka për aksidentin në këtë link.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button