Përflitet se së shpejti mund të ketë rikonstruim të Qeverisë së Maqedonisë

Nuk konfirmohen dhe as nuk hidhen poshtë zërat për ndryshime të reja në kabinetin qeveritar, si pasojë e mos-arritjes së rezultateve në punë të ministrave të caktuar ose dyshimeve të publikut për përfshirje në afera korruptive. Sipas burimeve të Alsat, jozyrtarisht, përbërja e kabinetit të Zaevit së shpejti mund të ndryshojë, madje deri në fund të këtij muaji ose para vitit të ri. Nga qeveria shkurt thonë se kjo gjë nuk është diskutuar zyrtarisht në ekzekutiv.

“Aktualisht, në kuadër të Qeverisë, nuk është diskutuar për ndryshime kadrovike apo shkarkime të ndonjërit prej anëtarëve të Qeverisë”, u shpreh Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë .

Në listën e të përfolurve për largim të mundshëm nga posti ose përfshirje në dyshime për keqpërdorim të detyrës, siç mësojnë jozyrtarisht, janë tre zv.kryeministra dhe katër ministra. Ndër emrat e parë që mund të zëvendësohen, siç mëson Alsat janë:

Hazbi Lika, zv.kryeministër për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Suhejl Fazliu, ministër i Vetëqeverisjes Lokale

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

Dragan Tevdovski, ministër i Financave

Megjithatë në kabinetin qeveritar ka funksionarë për të cilët opinioni disa herë ka ngritur pyetjen e shkarkimit të mundshëm të tyre, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të detyrës.

Bujar Osmani, zv.kryeministër për çështje evropiane

Ndër më të përfolur dhe më të krituar nga opozita kanë qenë Angjushev dhe Filipçe.

Ahmeti: nuk bëhet qameti nëse ka bisedime dhe dakordime në Qeveri për rikonstrium

“Ka mundësi të ndodhë, ka vend për veprim. Ka shumë çka për të dëshiruar, por prap se prapë mendoj se gjërat kanë lëvizur përpara. Pa mos pasur analizë për punën e ministrave nuk mund të flas më shumë. Do ta diskutoj edhe me kryesinë” tha Ahmeti sonte në debatin në Klan Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button