Daçiq: Grenada shteti i nëntë që ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë së fundi se shteti i Grenadës ka tërhequr njohjen ndaj shtetësisë së Kosovës.
Siç shkruajnë mediat serbe, Grenada është shteti i nëntë që ka bërë këtë veprim si rezultat i lobimit të diplomacisë serbe në këtë drejtim, njofton Klan Kosova.
Më herët sipas deklaratave të Daçiq, njohjen e Kosovës e kishin tërhequr edhe tetë shtete të tjera.