Mickoski i quan tradhtar deputetët që votuan ndryshimet kushtetuese
VMRO-DPMNE-ja shënon Ditën e Luftës Revolucionare të Maqedonisë. Me këtë rast kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski u ndal në zhvillimet e fundit politike, duke akuzuar për tradhti të gjithë deputetët e partisë së tij që votuan pro nismës për ndryshime kushtetuese, transmeton Alsat M.
Në këtë manifestim nuk morri pjesë kryetari i nderit dhe ish kryetar i kësaj partie Nikolla Gruevski, ndërkohë që u vërejt edhe mungesa e deputetëve që ditë më parë u përjashtuan nga partia për shkak se me votën e tyre mbështetën nismën për ndryshimet kushtetuese.
VMRO-DPMNE i përjashtoi nga partia Todorovin dhe Mijallkovin, i shkarkoi Jançevin dhe Bogdanovin