Akademia Shkupi do të organizojë program për studentët që duan të bëhen gazetarë

Akademia Shkupi për herë të parë organizon program ekskluziv semestral për fushën e gazetarisë. Programi ka për qëllim të ofrojë njohuri themelore për gazetarinë për kandidatët të cilët dëshirojnë të bëhen gazetarë të suksesshëm dhe të jenë pjesë e sektorit të medias.

Programi do të realizohet nga profesionistë me eksperiencë të fushës sikur prof.dr. Sefer Tahiri, prof.dr. Aurora Karameti, Elida Zylbeari (kryeredaktore e portalit Portalb), Agron Vrangalla (redaktor dhe moderator në TV 21), Ismail Sinani (kryeredaktor ne TV Shenja), Adnan Idriz (Anadolu Agency).

Studentët do të kenë hapësirë të begatohen me bagazh të mjaftueshëm të njohurive për të filluar rrugën e gazetarit. Seminaret e gazetarisë janë falas. Aplikimet në kuadër të këtij programi zgjasin deri më datën 24 tetor 2018 dhe mund të bëhen: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button