Kryetari i Prishtinës kundër importit të veturave të vjetra

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është renditur në radhën e atyre të cilët kanë kundërshtuar vendimin e Komisionit Parlamentar për Zhvillimin Ekonomik, për zgjatjen e lejimit të importit të veturave të vjetra deri në 15 vite, nga 10 siç ishte me ligjin aktual.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka shkruar se një prej ndotësve kryesorë në Prishtinë janë makinat.

Ai ka thënë se duhet me çdo kusht ta ndalojmë këtë vendim të dëmshëm për shëndetin tonë, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq sot, Komisioni për Buxhet dhe Financa me shumicë votash ka votuar kundër lejimit të importit të veturave më të vjetra se dhjetë vjet.

Postimi i plotë:

Një prej ndotësve kryesorë në Prishtinë janë makinat. Vendimi i komisionit parlamentar për ta rekomanduar ndryshimin e ligjit për importimin e automjeteve duke lejuar importimin e makinave që janë 15 vite të vjetra shkon në kundërshtim me zotimet se do ta luftojmë ndotjen.

Ngritja e zërit vetëm kur ballafaqohemi me pasojat e asnjëherë me shkakun është e pamjaftueshme. Duhet që me cdo kusht ta ndalojmë këtë vendim të dëmshëm për shëndetin tone. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button