Wenger: Besoj se në janar do t’i kthehem futbollit

Trajneri futbollistik, Arsene Wenger, i cili kohë më parë braktisi pankinën e Arsenalit pas 22 viteve të kaluara në klub, tha për mediat angleze se me gjasë në janar do t’i rikthehet futbollit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Wenger, i cili është 68 vjeç, theksoi se është i gatshëm për sfida të reja.

“Kam fituar shumë përvojë gjatë 22 viteve në Arsenal. Kam marrë oferta nga e mbarë bota. Bëhet fjalë për federata, kombëtare, mund të jetë edhe Japonia. Besoj se do të filloj punën përsëri më 1 janar. Ndihem i relaksuar dhe i gatshëm për të punuar përsëri, por akoma nuk e di se ku”, theksoi Wenger.

Trajneri francez gjatë karrierës së tij ka drejtuar klubet Nancy, Monaco, Nagoyu Grampus Eight dhe Arsenal.

Me londinezët ka fituar tre tituj të kampionit të Anglisë dhe me nga shtatë kupa të FA-së dhe të Superkupës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button