Pakistan, ekzekutohet vrasësi serik i fëmijëve

Vrasësi serik i tetë fëmijëve u ekzekutua në një burg të Pakistanit, pasi që Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën për varje publike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mohammad Imran u var të mërkurën në mëngjes në qytetin lindor të Pakistanit, Lahore. Gjatë ekzekutimit i pranishëm ishte edhe babai i një nga viktimat e tij, 7-vjeçares Zainab Ansari, përdhunimi dhe vrasja e së cilës në janar tronditi Pakistanin.

Imran u arrestua dy javë më pas, pasi kishte hedhur trupin e Zainab në një deponi mbeturinash në qytetin Kasur. Pas arrestimit, Imran pranoi edhe 7 vrasje të tjera, pas së cilës u dënua me vdekje me varje.

Babai i Zainab, Mohammed Amin Ansari falënderoi gjyqësorin, qeverinë dhe hetuesinë pasi mundësuan me shpëjtësi mbylljen e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button