Pacolli: Ura e Ibrit do të mbajë emrin e një këngëtare amerikane

Kryediplomati, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin, me ç’rast kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Mitrovicë dhe për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

Pacolli ka bërë të ditur se revitalizimi i kësaj ure ka përfunduar dhe së shpejti pritet të bëhet hapja me një ceremoni të veçantë, ku do të performoj edhe një këngëtare amerikane, emrin e së cilës do ta mbajë Ura e Ibrit, njofton Klan Kosova.

“Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, për zhvillimet aktuale në Mitrovicë, ku ai po qeveris në mënyrë të shkëlqyeshme dhe po realizon shumë projekte madhore. Po ashtu biseduam edhe për çështjen e hapjes të Urës së Ibrit, revitalizimi i së cilës ka përfunduar tashmë, dhe u dakorduam që hapja të bëhet me një ceremoni të veçantë, ku do të performoj edhe një këngëtare amerikane, emrin e së cilës do të propozojmë që ta mbaj Ura e Ibrit”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij të Facebook-ut.

Ai gjithashtu ka njoftuar se së shpejti do të filloj procesi i brendshëm zgjedhor në AKR, dhe ka theksuar se do t’iu hapet rruga inkuadrimit të kuadrove të reja që të angazhohen në këtë parti.

“Gjithashtu me Agimin, që siç e dini është edhe zëvendëspresident i AKR-së, biseduam edhe për procesin e brendshëm zgjedhor që do ta mbaj AKR-ja, ku do t’iu hapet rruga inkuadrimit të kuadrove të reja që të angazhohen në partinë e vetme që funksionon mbi bazën e vlerave liberale perëndimore”, ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button