U gjend e vdekur një 48-vjeçare në një banesë në Prishtinë

Një grua 48-vjeçare është gjetur pa shenja në një banesë rreth orës 18:00 të enjten në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

“Aktualisht policia është në ndërmarrje e sipër të veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes me qëllim të sqarimit të rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe ndriçimin e motiveve të tij. Në vendin e ngjarjes përveç hetuesve rajonalë kanë prezantuar edhe specialistë të forenzikes rajonale, prokurori i shtetit si dhe eksperti mjeko-ligjor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion përderisa me rekomandimin e prokurorit të shtetit rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë për Koha.net, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Boroci.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP