Masakra në Mat, Basha: Tjetër dëshmi e degradimit të shtetit

Një ngjarje e tmerrshme e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ngjarjen e rëndë në Mat, ku një 51-vjeçar vrau 3 dhe plagosi një të katërt, njofton TCH.

“Një ngjarje e tmerrshme ka goditur sot Matin dhe ka trazuar shpirtin e çdo shqiptari. Tre punonjës të bashkisë që po punonin për ndërtimin e një rruge janë vrarë barbarisht me bukë në gojë në fshatin Shëlli”, shkruan Basha.

Ai shton se në “Në këto momente të vështira jam pranë familjeve të Mentor Hoxhës, Hamit Buçit dhe Erzen Alijës dhe lus Zotin që tua lehtësoj sado pak dhimbjen. Po ashtu i uroj shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani”

Basha e vlerëson këtë ngjarje si një tjetër dëshmi e degradimit të shtetit.

“Ngjarja e sotme është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë”, shkruan Basha.

Vrau 2 dhe plagosi 2 punonjës të bashkisë, 40 efektivë e arrestojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP